Nis seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit të pestë për dhunimin e 11-vjeçares

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca dëgjimore ndaj të dyshuarit të pestë Sh.K, lidhur me dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

I dyshuari Shkëlqim Kameri, u dorëzua në polici nga babai i tij gjatë të martës, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Në këtë seancë, e cila po mbahet tek gjyqtari i procedurës paraprake Avni Syla, pritet të vendoset lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit.

Shkëlqim Kameri dyshohet se së bashku me Ekrem Rexhepin dhe tre të miturit G.R., Xh.S. dhe G.J., një nga të cilët është vëllai i Rexhepit kanë dhunuar për shtatë orë 11 vjeçaren në Prishtinë.

CATEGORIES
Share This