Jasharaj thirrje prindërve: Më 1 shtator mos i dërgoni fëmijët në shkollë
Ai në një konferencë për media theksoi se kjo grevë do të vazhdoj deri kur të reazilohen kërkesat e tyre.
“Greva filloi me 25 dhe vazhdon dhe kjo do të thotë se edhe nesër me 1 shtator punëtorët e arsimit do të jenë në grevë, e kjo grevë do të vazhdoj gjersa Qeveria nuk fillon bisedën me ne dhe nuk fillon realizimin e kërkesave tona”, tha ai.
Jasharaj ka kërkuar mirëkuptim nga prindërit dhe nxënësit e Kosovës, teksa ka thënë se ky nuk ishte vullneti i tyre por nuk kishin zgjidhje tjetër, raporton teve1.info
“Duhet ti drejtohem prindërve të Kosovës për mirëkuptim, duhet të iu drejtohen nxënësve të Kosovës për mirëkuptim nuk ishte vullneti ynë por nuk kishim asnjë zgjidhje tjetër dhe prandaj për hirë të sigurisë së nxënësve i lus prindërit e Kosovës që angazhimet e tyre ti orientojnë nga Qeveria që të kemi dialog dhe zgjedhje të këkresave tona”, u shpreh ai.
“Greva do të zgjasë më pak nëse Qeveria ulet dhe fillon së realizuari kërkesat tona”, shtoi ai.