E trishtë/ Tre të miturit, më pas Ekrem Rexha dhe në fund i pesti kryen aktin çnjerëzor të dhunimit të 11-vjeçares

Dy nga pesë të dyshuarit për dhunimin e vajzës 11-vjeçare në Prishtinë, vëllezërit Ekrem dhe G.Rexha, u dërguan dje në paraburgim. Në duart e Policisë tashmë janë edhe dy të dyshuarit e tjerë, të miturit G.J. dhe Xh.S. Edhe i dyshuari i pesë është identifikuar dhe Policia është vënë në ndjekje të tij. Kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur fillimisht në parkun e Dragodanit në Prishtinë, për të vazhduar më pas në një lokacion tjetër të panjohur.

Për këtë akt çnjerëzor që tronditi vendin janë zbuluar detaje të reja, raporton Gazeta Sinjali. 

Sipas dyshimeve të para, fillimisht tre të miturit, G.R., Xh.S. dhe G.J., keqtrajtuan seksualisht vajzën e mitur, në lagjen Arbëria, në Prishtinë, për të shkuar më pas aty edhe 26-vjeçari Ekrem Rexha, të cilin e ka thirrur vëllai i tij G.Rexha. 

Ekremi po dyshohet se ka shkuar deri aty me veturën e tij ‘PickUp’ dhe e ka marrë vëllain e dy të miturit e tjerë të dyshuar dhe vajzën që po përjetonte tmerrin. Rrugës, te varrezat dyshohet se ka zbritur G.Rexha dhe i mituri Xh.S, ndërsa me Ekremin kishte vazhduar i mituri tjetër G.J. 

Ata u larguan nga ai vend për një lokacion tjetër, ku pas një periudhe të shkurtër, Ekremi dyshohet se ka ndaluar veturën dhe e ka dhunuar vajzën e mitur. Për të mos mbaruar me kaq kjo ngjarje makabre, Ekremi dyshohet se më pas e ka thirrur të dyshuarin e pestë, i cili ndodhet akoma në arrati. 

Ndryshe, Sinjali sot raportoi se dy të ndaluarit e fundit, 17-vjeçarë, janë dorëzuar dje në Polici. Ata u paraqitën në stacion policor, pasi e kuptuan se ishin shpallur në kërkim dhe Policia po kërkonte gjurmët e tyre. 

Pas dorëzimit në Polici, ata janë intervistuar dhe gjatë dhënies së deklaratave e kanë pranuar veprën për të cilën po dyshohen. Ndaj tyre Prokurori i Shtetit ka urdhëruar caktimin e masës së ndalimit, shkruan Sinjali.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

CATEGORIES
Share This