Pavel Nedved mes tre femrave duke dëfryer, ikona e Juventus më i shfrenuar se kurrë (VIDEO)

Zëvendëspresidenti dhe ikona e Juventus, Pavel Nedved, është filmuar duke u dëfryer jo me një, por me tre femra “të nxehta”, teksa po shijonte natën në një klub.

Legjenda çeke, që mbush nesër 50 vjeç, u pa duke kërcyer me femrat, të cilat ishin gjysmë të zhveshura, ndërsa ish-mesfushori ishte futur mes të tyre, ku nuk mungonin prekjet.

Kjo video po bën xhiron në internet dhe komentet janë të ndryshme për ish-futbollistin e Lazios. Nedved është njëri prej futbollistëve më të mirë në botë në kohën e tij. Ai ka fituar tri herë titullin e kampionit në Serie A, një herë me Lazion dhe dy herë më Juventus, por gjithashtu ka fituar edhe “Topin e Artë”.

Nuk dihet ende koha kur është xhiruar kjo video. Nedved është një burrë sentimentalisht i lirë prej rreth nja dy vitesh. Sipas raportimeve nga Republika Çeke, ish-futbollisti është ndarë përgjithmonë nga gruaja e tij. Javët e fundit janë shfaqur zëra për jetën e re të dashurisë së Nedved me këngëtaren dhe aktoren e njohur Dara Rolins.

Kjo video nuk është e vetmja që është shfaqur në rrjetet sociale orët e fundit. Në fakt, janë publikuar edhe dy përmbajtje të tjera, që i atribuohen Pavel Nedved, edhe pse nuk ka siguri se është ai.

https://twitter.com/JUVEARGENTINA__/status/1564018513425141765?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1564018513425141765%7Ctwgr%5E38830aafa88d8dcd9aad673c82f39be2f6109e0f%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fpavel-nedved-mes-tre-femrave-duke-defryer-ikona-e-juventus-me-i-shfrenuar-se-kurre-video%2F
CATEGORIES
TAGS
Share This