Gjykata vendos për gruan e cila ia preu penisin burrit sa ishte në gjumë, dyshonte për tradhti

Një grua nga Zambia është dënuar me tre vjet burgim pasi ia preu penisin burrit të saj ndërsa ai ishte në gjumë.

Gjykata dëgjoi sesi Jimmy Ngulube nga Kapiri Mposhi në Zambia, u zgjua në mesnatën e 4 gushtit me një dhimbje të mprehtë në ijë.

Ai pa gruan e tij, Given Chilufya duke qëndruar mbi të me një thikë të gjakosur dhe duke e kërcënuar se do ta vriste.

Çifti kishte shkuar në shtrat pas një sherri në të cilin Chilufya, 37 vjeç, kishte akuzuar të shoqin se e tradhtonte. Më pas ajo ishte zgjuar natën dhe kishte vendosur të hakmerrej, shkruajnë mediat e huaja.

Jimmy, 43 vjeç, thirri vëllanë e tij, i cili e dërgoi në spital për trajtim.

Policia lokale u njoftua gjithashtu dhe Chilufya u arrestua.

Chilufya iu lut gjykatës për butësi, por gjyqtari pohoi se duke sulmuar dhe plagosur burrin e saj ashtu siç bëri ajo, ajo kishte treguar qëllim të qartë për ta vrarë atë.

CATEGORIES
TAGS
Share This