Ilir Daja nuk ishte prezent në kryeqytet, Pollozhani i lumtur me fitore ndaj Dukagjinit

Ballkani fitoi 1-0 ndaj Dukagjinit në kuadër të javës së katërt në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Pas ndeshjes, ndihmës trajneri i skuadrës nga Theranda, Artim Pollozhani ka thënë se është i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve në këtë fitore të rëndësishme për ta.

“I uroj lojtarët për performancën sot. Vinim nga një ndeshje e vështirë. Gjetëm forcë për ta prezantuar veten sa më mirë në këtë ndeshje”, ka deklaruar fillimisht ai pas ndeshjes për Art Sport.

https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

“Gjendja fizike nuk mundëson të ofrojmë më shumë. Lojtarët dhanë maksimumin dhe morëm tri pikë të rëndësishme. Po luftojmë në dy fronte”.

“Ne do të tentojmë të mbajmë hapin edhe në Evropë edhe në kampionat. Gjendja fizike është shumë e mirë”.

“Ne jemi të kënaqur me këtë grup. Është e vështirë të luajmë në dy fronte”, ka shtuar më tej Pollozhani.

CATEGORIES
TAGS
Share This