Kurti i thërret në takim Abdixhikun, Krasniqin e Haradinajn: Dallimet tona nuk duhet ta tejkalojnë interesin shtetëror
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nga mbledhja e përgjithshme e këshillit të LVV-së, u ka bërë thirrje tre liderëve të opozitës, Lumir Abdixhikut, Memli Krasniqit dhe Ramush Haradinajt, që të takohen me të për t’i informuar për takimin e fundit që kishte në Bruksel me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Ai ka thënë se dallimet mes vete që i kanë nuk duhet të tejkalojnë interesin shtetëror e kombëtar.
“Ne jemi për dialog me parime dhe për proces transparent, prandaj edhe sot i dërgoj ftesë tre krerëve opozitarë për t’i informuar e për të diskutuar për takimin e fundit që kemi pasur në Bruksel dhe sfidat që i ka shteti ynë përpara.
Ne jemi demokraci e demokracia është e zhurmshme dhe e komplikuar, secili prej nesh kemi mendimet tona dhe kur përballemi me vendime të mëdha është e natyrshme që të kemi edhe dallime e mospajtime, por asnjëherë dallimet tona nuk duhet të tejkalojnë interesin tonë shtetëror e kombëtar, shoqëror e qytetar”, tha Kurti.