6 raste të dhunës në familje janë raportuar në Polici në 24 orët e fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit janë raportuar gjashtë raste të dhunës në familje.
Tri nga rastet kanë ndodhur në Prishtinë, ndërsa tri rastet tjera në Podujevë, Ferizaj dhe në Prizren, shkruan Insajderi.
Në tri raste ishte viktima gruaja, në dy raste ishte babai dhe në një rast ishin të gjithë familjarët e kërcënuar nga dyshuari.
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 26.08.2022 – 23:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili pas një mosmarrëveshje verbale e kishte sulmuar fizikisht babain e ti, kosovar. Si pasoj e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Podujevë 27.08.2022 – 03:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij. Nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri AK-47 me 14 fishek. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.
Prishtinë 27.08.2022 – 14:10. Ankuesja femër kosovare ka informuar se përmes telefonit është kanosur nga burri i saj i dyshuari mashkull kosovar, i cili gjendet jashtë shtetit. Rasti është duke u hetuar.
Prishtinë 27.08.2022-08:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare me të cilën bashkëjeton. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, po ashtu edhe i dyshuari ka pranuar tretman mjekësor pasi që pretendon se është sulmuar nga viktima. Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar.
Ferizaj 27.08.2022 – 04:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar fizikisht babain e tij viktimën mashkull kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Prizren 27.08.2022 – 13:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.