Zbulohen bimë kanabisi në tavanin e shkollës në Mushtisht

Nuk janë të rralla rastet kur Policia apo qytetarët zbulojnë bimë të kanabisit në pjesë të ndryshme të fshatrave në vend. Një rast i tillë është zbuluar edhe sot në Mushtisht të Suharekës, raporton Gazeta Sinjali. 

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se këtë herë rasti është zbuluar mbi çatinë e shkollës “Edit Durham”, ku kanë gjetur bimë të dyshuar narkotike dhe disa vazo me kanabis, që dyshohet se janë kultivuar nga personat që e shfrytëzojnë ato hapësira, pasi shkolla është jofunksionale. 

Me t’u denoncuar rasti në Polici, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe ka gjetur kanabisin, bimë këto që janë sekuestruar si prova në lidhje me rastin, teksa ende nuk janë identifikuar personat e dyshuar.

Sinjali mëson se dëshmi për këtë rast ka dhënë edhe drejtori i shkollës, i cili ka deklaruar para zyrtarëve policorë se shkolla është pa përkujdesje dhe shfrytëzohet nga të rinjtë me të madhe. 

Për t’i zbuluar të dyshuarit, Policia ka siguruar pamje nga kamerat që do të ndihmojnë në hetimin e rastit. 

Ndërkohë, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

CATEGORIES
TAGS
Share This