Shorti i Ligës së Konferencës hidhet sot, Ballkani ndodhet në vazon e fundit
Ballkani do të jetë në vazon e fundit për shortin e fazës grupore të Ligës së Konferencës, për shkak të koeficientit të ulët që ka.
Në Ligën e Konferencës ka ekipe me nam nga Evropa që mund të vizitojnë “Fadil Vokrrin” në dy muajt e ardhshëm.
Në vazon e parë janë ekipe si Villarreali, Baseli, Slavia Praga, AZ Alkmaari, Gent, Istanbul Basaksehiri e West Ham.
Në vazon e dytë janë Fiorentina, Koln, Molde, Cluj e Slovan Bratislava. Ndërkohë në vazon e tretë janë Nice, Anderlecht, Austria Vjena, Sivasspor Shamrock e të tjera.
Prej secilës prej tri vazove të para, Ballkani do ta ketë nga një kundërshtar. Shorti është nesër nga ora 14:30.
Në fazën grupore paraqiten 32 skuadra.
CATEGORIES Lajme