Kjo është gruaja që u gjet e vdekur sot në Suharekë, dje kishte kërkuar ndihmë në spitalin e Prizrenit

Një 51-vjeçare u gjet sot pa shenja jete në shtëpinë e fqinjit të saj në fshatin Shirokë të Suharekës. Ajo dyshohet se shtëpinë për të cilën kujdesej pasi pronari i saj ndodhet jashtë shtetit, e zgjodhi si vend për t’i dhënë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se viktima, Indira Gashi, edhe gjatë ditës së djeshme kishte kërkuar ndihmë në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Sipas burimeve ajo ndodhej në gjendje të rëndë emocionale dhe si pasojë e kësaj kishte përdorur mbidozë të barnave.

Gashi u gjet pa ndjenja sot rreth orës 11:20 nga ekipi mjekësor i emergjencës, ku pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo ka ndërruar jetë.

Me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

CATEGORIES
TAGS
Share This