Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vizituar Komunën e Suharekës
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka vizituar Komunën e Suharekës
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka vizituar Komunën e Suharekës, ku është pritur nga kryetari i Komunës z.Bali Muharremaj, në zyrën e tij.
Kryetari Muharremaj e ka njoftuar ministren Nagavci për gjendjen në Komunën e Suharekës në përgjithësi lidhur me projektet dhe punët që po zhvillohen, e për arsimin në veçanti.
Me këtë rast, ministrja e arsimit, Arbëria Nagavci, e falënderoi kryetarin Muharrermaj për bashkëpunim të mirëfilltë, e po ashtu edhe për punën dhe angazhimin e tyre në sigurimin dhe ngritjen e cilësisë në arsim.
Pjesë e takimit ka qenë edhe nënkryetarja Mihrije Suka dhe drejtori i DKA-së Remzi Bajselmani.
Kryetari Muharremaj dhe ministrja Nagavci, së bashku kanë dalë në terren për t’i vizituar disa punime në disa shkolla dhe salla sportive.