PEQAN: “Qaj që bon za kom me mbytë, jom kanë në burg edhe apet shkoj”/ Burri kërcënon një familje – shkak prona

Telashet pronësore vazhdojnë të jenë të pranishme në të gjitha qytetet e vendit. Për shkak të tyre shumë persona përfshihen në ngatërresa mes vete të cilat eskalojnë në sharje, kërcënime, përleshje fizike e shpesh herë kanë përfunduar edhe tragjikisht, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Peqan të Suharekës, ku një person ka shkuar në një familje dhe ka kërcënuar një grua duke i thënë se djali i tij duhet t’ia japë paratë ose do ia marrë dy ari nga toka e oborrit të shtëpisë.

Tutje ai ka vazhduar ta kërcënojë duke iu drejtuar se askush nuk guxon ta kundërshtojë, në të kundërtën do e vrasë, duke thënë se ka qenë në burg dhe nuk e ka problem të shkojë sërish.

Sinjali mëson se motivi që shtyu drejt kësaj ngjarjes është shitblerja e një prone e kryer 35 vite më parë, ku babai i viktimës kishte blerë atë nga i dyshuari. Mirëpo tani i dyshuari kërkon ende para për të.

Rasti është denoncuar në Polici, me ç’rast njësitet policore janë vënë në kërkim të të dyshuarit, por ai ende nuk është kapur.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Kanosje’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

CATEGORIES
TAGS
Share This