[Ekskluzive] Ministria e Infrastrukturës anulon zgjerimin e rrugës “Skënderbeu” në Suharekë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) anulon zgjerimin e rrugës “Skënderbeu” sepse Komuna nuk ka inicuar asnjë proces për ndryshim të statutit të rrugës.

Ministria e Infrastruktuës ka anuluar procesin e zgjerimit të rrugës “Skënderbeu” sepse për zgjerimin e kësaj rruge, Komuna e Therandës nuk e ka inicuar asnjë proces për ndryshimin e statutit të rrugës.

Sipas dokumentit të siguruar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës është thirrur në peticionin nr.4864 të datës 01.07.2022 të nënshkruar nga qytetarët e Therandës të cilët kundërshtonin projektin për zgjerimin e rrugës “Skënderbeu”.

Në përgjigjjen e Ministrisë drejtuar Komunës thuhet se sipas ligjit nr 03/l-120, Ministria është përgjegjëse për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe ndërtimin të autoudhës, të rrugëve nacionale dhe rajonale, ndërsa komuna është përgjegjëse për rrugët lokale dhe urbane, dhe duke pasur parasysh se rruga në fjalë është rrugë rajonale R117 Therandë-Rahovec dhe nuk ka ndonjë proces të inicuar për ndryshimin e statutit të kësaj rruge/segmenti rrugor, ministria kërkon anulimin e procesit të zgjerimit të këtij segmenti rrugor.

Në fund të përgjigjes, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës shprehet e gatshme për një diskutim të përbashkët lidhur me këtë projekt dhe jo vetëm.

Kundër zgjerimit të rrugës janë shprehur edhe banorët e kësaj pjese të qytetit të cilët kanë inicuar peticion dhe e kanë dorëzuar tek organet.

CATEGORIES
TAGS
Share This