Gjakovari dyshohet se mbushi veturën me 500 euro false dhe iku nga vendi i ngjarjes

Gjakovë- Polici e Kosovës (PK) njofton se një i dyshuar në Gjakovë ka furnizuar veturën me naftë dhe pagesën dyshohet se e kreu me një kartëmonedhë false.

Lajmi u bë i ditur përmes raportit 24 orësh të policisë, ku thuhet se i dyshuari ia dha punëtorit një kartëmonedhë 500 euro e më pas iku nga vendi i ngjarjes, raporton “Betimi për Drejtësi“.

“Kartëmonedha është sekuestruar për ekzaminim të mëtutjeshëm, ndërsa i dyshuari ende nuk është identifikuar”, thuhet në njoftim. /BetimipërDrejtësi

CATEGORIES
Share This