Përfundon me sukses edicioni i dytë i “Suhareka Open”, Beson Gashi triumfon në finale

Sot është zhvilluar finalja e turneut të tenisit “Suhareka Open”

Beson Gashi triumfoi 2:1 në sete ndaj Lirim Gashit, derisa para finales pati edhe një ndeshje të veçantë.

Ganimete Morina dhe Pranvera Musaj luajtën para finales derisa duhet përmendur se këto vajza para pak javësh u bënë kampione në Asocacionin e Para-Tenisit në Kosovë, në Lojrat e Para Sportit të Kosovës 2022, të mbajtur në Vushtrri në Akademine Policore.

Në këtë turne morën pjesë lojtarë amator nga Komuna e Suharekës, derisa gjyqtare për finale ishte Blearta Ukëhaxhaj.

Ndryshe ky turne pati përkrahje nga disa biznese të qytetit si dhe nga Komuna. Gjithashtu Selajdin Halitjaha kontribuoi në rregullimin e rrjetave.

Në ditën finale ishin prezentë edhe kryetari i Komunës sonë Bali Muharremaj dhe drejtoresha e sportit, Lorika Gashi.

CATEGORIES
Share This