Alban Bytyqi kërkon dorëheqjen e ministrit të shëndetësisë
Deputetja e AAK-së nga Suhareka , Albana Bytyqi, është shprehur e ashpër në raport me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, pasi thekson se ish-veteranit të UÇK-së e tani pjesëtar i Policisë së Kosovës, Brahim Sedolli, i është refuzuar shërimi jashtë vendit.
Këtë reagim deputetja Bytyçi e ka bërë në profilin e saj në Facebook, teksa ka publikuar edhe fotografinë e policit.
“Nuk është marre me dhënë dorëheqje ministër, derisa nuk bëhet shumë vonë nga neglizhenca jote për të marrë përgjegjësi”, shkruan ajo ndër të tjera.
CATEGORIES Lajme