Ish-ushtari i UÇK-së nga Suhareka kërkon ndihmë për shërim jashtë vendit
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, tash pjesë e Policisë së Kosovës Brahim Sedolli ka nevojë për ndihmë mjekësore.
Sedolli përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka kërkuar ndihmë tek fondi i sigurimeve shëndetësore, por që nuk i kanë ndihmuar. Tashmë ai kërkon nga njerëzit të cilët kanë mundësi të ndihmojnë për shërim jashtë vendit.
“Dua të ndaj një info me ju të gjith, si një ishë Ushtarë i Ushtrisë Qlirimtare të Kosovës -98-99 tani që nga viti 2000 pjestarë i Policisē së Kosovës, kēt muaj jam ballafaquar me probleme shëndetsore ku kam marr tretman nē Q,K.U.K-Prishtinë por tani ata janē tërhjek duke më liruar nga spitali dhe rekomanduar që shërimi imë duhet të bëhet jasht Kosove dhe at Urgjent .
Për at kam apliku në fondin e sigurimeve Shēndetsore -Ministri Shëndetsisë-Prishtinë. Pas disa dite pritje duke rrezikuar dhe shëndetin tim por sot -:UD Drejtori i fondit: BUJAR KAÇURI më dha lajmin negativë.
Andaj duke mos pas shpresë për ndihmë nga ana e shetit tim jam i deturuar të kërkoj ndihmë pēr sherim te ju të gjithë pasi sherimi nuk do jet me kosto tē vogël pēr mua si familje. Lind pytja a është ky shteti qē s’dojmë ne! Duke mos harruar asnjë moment përkrahjen ndaj meje nga ana e Dr: Samir Bytyqi respekt🙏max. Neser do iku nga Kosova për të gjet sherimë”, ka shkruar ai.