Vonohet vendimi i qeverisë, në Merdare lëshohet dokumenti i parë i reciprocitetit ndaj Serbisë (FOTO)
Anise qeveria e Kosovës shtyu zbatimin e vendimit për reciprocitetin ndaj Serbisë, për targat dhe dokumentet e identifikimit, duket se ky lajm arriti me vonesë në pikat kufitare.
Kjo rezultoi që megjithatë në pikëkalimin kufitar në Merdare, të lëshohet dokumenti i parë i masës së reciprocitetit, transmeton Klankosova.tv.
Klan Kosova ka raportuar nga vendi i ngjarjes ndërsa dhe ka siguruar këtë flet-lëshim të një qytetari serb më një kamion mallrash, të cilit i është dhënë gjatë kalimit të kufirit.
CATEGORIES Lajme