Përleshje në një pishinë në Suharekë, kapen fëmijë e të rritur – përfundojnë në Polici

Një ngatërresë mes disa personave ka ndodhur mbëmë, në një pishinë në Greikoc të Suharekës, që pasoi me konflikt fizik, për çka u desh intervenimi i Policisë, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur dje, në orët e mbrëmjes kur tre persona fillimisht janë përleshur mes vete e më pas në rrahje janë përfshirë edhe disa të tjerë, në mesin e tyre edhe sigurimi i pishinës. Burimet e Sinjalit nga Prokuroria kanë bërë të ditur se motiv i rastit ishte një zënkë që kanë pasur dy të miturit, e që eskaloi, me ç’rast u kapën edhe të dyshuarit e tjerë.

Për shkak të lëndimeve që kanë pësuar, ata kanë marrë trajtim mjekësor, e më pas janë shoqëruar në stacion policor. 

Para hetuesve kanë dhënë deklaratat e tyre dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “sulm dhe lëndim i lehtë trupor”.

CATEGORIES
TAGS
Share This