“Suhareka Open” filloi me dy ndeshje shumë interesante, Mërgim Bajraktari dhe Beson Gashi e nisin me fitore
Dje ka filluar edicioni i dytë i turneut të tenisit “Suhareka Open”
Mërgim Bajraktari dhe Beson Gashi e nisën këtë turne me fitore.
I pari e mposhti Erdin Gashin 2:1 në sete [2:6, 6:3, 6:3], ndërkaq Beson Gashi fitoi 2:0 në sete [6:1, 6:3] ndaj Agon Bashës.
Sot në program janë ndeshjet e radhës, ku Tahir Llugaxhiu do të përballet me Arbër Kabashin dhe ndeshja tjetër është ndërmjet Kreshnik Zenelajt dhe Rahim Kabashit.
Ndeshjet fillojnë nga ora 18:30.
Kujtojmë që në këtë turne marrin pjesë vetëm tenistë amator nga Komuna e Suharekës.
Ndryshe, ky turne po ka perkrahje nga disa biznese si dhe nga Komuna e Suharekës.
TAGS Hot News