Nafta dhe benzina lirohen për nga 2 centë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet tavan për shitjen e derivateve për këtë të enjte.
Çmimi i benzinës dhe naftës është liruar për nga 2 centë, sipas njoftimit, njofton Klankosova.tv.
“Çmimi maksimal i lejuar i produktit Dizel është: 1.72 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Benzinë është: 1.58 € për litër; Çmimi maksimal i lejuar i produktit Gas është: 0.78 € për litër” thuhet në njoftim.
Çmimet e lartcekura vlejnë për ditën e sotme prej orës 10:00 dhe janë valide 24 orë nga data dhe ora e publikimit.
TAGS Hot News