Ballkani mëson gjyqtarët për ndeshjen e parë në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës
Ballkani ddo të luaj në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës.
Ballkani do të përballet me kampionin e San Marinos, La Fiorita.
Tanimë dy klubet kosovare kanë mësuar edhe emrat e gjyqtarëve që do t’i drejtojnë ndeshjet e tyre të para.
Si Ballkani ashtu edhe Drita ndeshjen e parë do ta zhvillojnë në udhëtim, ku suharekasit luajnë më 19 korrik, derisa Drita më 21.
Në ndeshjen e parë mes La Fioritas dhe Ballkanit drejtësinë do ta ndajnë gjyqtarë bullgarë. Nikola Popov do të jetë kryesori me ndihmësit GEorgi Todorov e Miroslav Maksimov, derisa Georgi Dimitrov do të jetë gjyqtar i katërt. /Gazeta Olle/
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News