Ministria publikon çmimin e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar tavanin për çmimet e derivateve të naftës për 48 orët e ardhshme, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar i produktit dizel është 1.74 euro për litër, 1.63 për benzinën, ndërsa një litër gas kushton 0.78 centë.

Këto çmime vlejnë nga ora 10:0 dhe janë valide 48 orë.

Ky vendim, sipas MINT, është marrë bazuar në udhëzimin administrativ për rregullimin e çmimeve të produkteve të naftës dhe karburanteve dhe masat mbrojtëse, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht departamenti për rregullimin e tregut të naftës.

CATEGORIES
TAGS
Share This