Gjithçka gati, javën tjetër fillon turneu i tenisit “SUHAREKA OPEN”
Për herë të dytë me radhë të rinjtë e Suharekës po e organizojnë turneun e tenisit, i cili pritet të fillojë javën e ardhshme, pra më 23 korrik.
“SUHAREKA OPEN” vitin e kaluar u mbajt për herë të parë, ku morën pjesë 16 garues, derisa fitues në fund ishte Valdrin Halitjaha, i cili në një finale të bukur arriti ta mposht Erdin Gashin 2:1 në sete.
Në këtë turne marrin pjesë lojtarë amator dhe vetëm nga qyteti i Suharekës, derisa këtë vit ky turne pritet ta ketë edhe përkrahjen e madhe nga Komuna.
Të gjithë të interesuarit për të marr pjesë në këtë turne mund të lajmërohen në numrin e telefonit: +38349426576.
Shorti për këtë turne pritet të hidhet më 21 korrik dhe ndeshjet të fillojnë nga data 23 korrik. Të gjitha përballjet do të luhen te fushat e tenisit që gjenden mbi palestrën “13 Qershori”.