Lirohet pak benzina, këto janë çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë edhe sot ka bërë publik çmimin e shitjes së derivateve.
Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 74 centë, për benzinë 1 euro e 67 centë, derisa për gasin 78 centë.
Çmimet vlejnë deri nesër në orën 10:00.
Ndryshe në lidhje me përcaktimin e çmimeve tavan, Shoqata e Naftëtarëve ka kërkuar që të rishikohet vendimi, pasi pompat e vogla të derivateve sipas tyre, janë buzë falimentimit.