Kështu mund ta llogaritni se sa kushton doganimi i një veture në Kosovë

Në ueb-faqen e Institutit GAP, ekziston mundësia që të kalkuloni doganimin e një veture në Kosovë. Duke shënuar vitin, vlerën dhe kubikët e veturës, atëherë ju mund ta dini përafërsisht sa kushton doganimi i saj në total në Kosovë, nëse ajo importohet nga vendet e jashtme.

Që nga viti 2018, në Kosovë ka hyrë në fuqi ligji që nuk do të mund të importohen vetura më të vjetra se 10 vite, dhe ato do të duhet të plotësojnë standardin e njohur si ‘Euro Katër’

Ndërkaq të gjithë qytetarët që janë të interesuar të dinë se sa kushton doganimi i një veture, ku aty përfshihen akciza, tatimi në import dhe TVSH.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me institutin GAP kanë sjellur kalkulatorin e taksave për vetura. Ndryshe vlera e veturës përcaktohet sipas vlerësimit të Doganës së Kosovës.

Nëse keni një veturë të vitit 2010, me vlerë 10 mijë euro dhe me kubikë deri 2000, atëherë dogana në total kushton 3806 euro.

KËTU mund ta kalkuloni çfarëdo veture që ju dëshironi.

CATEGORIES
Share This