Ballkani reagon ndaj raportimeve se s’ka paguar lojtarët që tre muaj, bën padi dhe kërkon pesë milionë euro dëmshpërblim
Ballkani ka reaguar ndaj raportimeve se ka tre muaj që nuk ka paguar futbollistët, duke e quajtur dezinformatë dhe lajm të rremë.
Kampionët e Kosovës në futboll përmes një reagimi në faqen zyrtare kanë njoftuar se kanë bërë padi ndaj mediumit që ka publikuar lajmin.
“Portokallezinjtë” kanë kërkuar dëmshpërblim pesë milionë euro ndaj mediumit.
REAGIMI I PLOTË:
REAGIM:
Të dashur tifozë të klubit tonë dhe i gjithë komunitet sportiv,
Në momente kulmore të përfaqësimit te shtetit tonë i cili dita ditës po konsolidohet, jo vetem ne rrafshin politik, por ne veçanti në atë sportiv.
Atëherë, kur klubet po pëpiqen të organizohen sa më mirë me qëllim të vetëm qe të përfaqësojnë shtetin, disa nga mediumet kanë përhap dezinformata kinse klubi ynë FC Ballkani nuk i ka paguar lojtarët 3 muaj.
Lidhur me këto lajme të rrëme ne i’u kemi bërë padi mediumit i cili e ka botu këtë lajm të pavërtetë.
Vlen të theksohet së FC Ballkani vlerëson lartë kontributin e mediave në promovimin e futbollit, por kur ndodhin lajme të këtilla të rreme të cilat prekin dinjitetin e klubit, ne si klub kemi përgjegjësi publike të reagojmë duke demantuar çdo pretendim të këtij lloji.