Armend Thaqi: Ishte një paraqitje shumë e mirë ndaj Zalgiris, e dominuam plotësisht kundërshtarin

Ka përfunduar me barazim 1-1 ndeshja Ballkani – Zalgiris në stadiumin “Fadil Vokrri”, e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Kampionëve.

Të dy golat e kësaj përballje u shënuan në pjesën e parë, shkruan Gazeta Olle.

Ishte Nazmi Gripshi ai që realizoi golin e epërsisë në minutën e 15-të me një supergol nga largësia.

Pas 10 minutave, mysafirët barazuan në 1-1 përmes Oliver Buff, i cili realizoi me kokë nga rivënia anësore, në rastin e tyre të parë në takim.

Pas ndeshjes, Armend Thaqi, tha se skuadra kishte një paraqitje shumë të mirë dhe se ndeshja mund të përfundonte me rezultat 4 me 0.

“Ishte paraqitja jonë e parë dhe mendoj se ishte një paraqitje shumë e mirë, e dominuam plotësisht kundërshtarin, me ndeshjen që mund të përfundonte edhe 4 me 0. E pranuam golin për shkak të shpërqendrimit, por ky është futbolli dhe duhet të shkojmë atje dhe të kërkojmë kualifikimin”. tha Thaqi.

Tashmë skuadra e cila kualifikohet në raundin tjetër do të vendoset në ndeshjen e kthimit e cila zhvillohet në Lituani./Gazeta Olle/

CATEGORIES
TAGS
Share This