Zalgiris arrin në Kosovë, merr me vete edhe dy lojtarë serbë
Skuadra e Zalgiris ka arritur në Kosovë, një ditë para përballjes me Ballkanin.
Kampioni i Kosovës dhe i Lituanisë do të përballen në kuadër të ndeshjes së parë kualifikuese në Ligën e Kampionëve.
Zalgiris ka publikuar pamje gjatë arritjes në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, transmeton Klankosova.tv.
Në mesin e futbollistëve të ftuar te Zalgiris janë edhe dy serbë. Bëhej fjalë për Ivan Tatomiroviq dhe Nemanja Ljubisavljeviq.
Ndryshe, Ballkani dhe Zalgiris do të përballen nesër, me fillim nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Klankosova.tv/
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News