“K*rvë, lahpericë, ta q* p*****, me ma ndrru statusin kom me t’shkelë me kerr, kom me t’ngrehë zhag”.
Zyrtarët e Qendrës për Punës Sociale janë përballur me kërcënime serioze në fshatin Lladroviq të komunës së Malishevës, ku kishin shkuar për të verifikuar gjendjen sociale në një familje, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se kryefamiljari Xh.K., posa ka parë zyrtarët e QPS-së dhe ka kuptuar se do t’i ndalet ndihma sociale, ka filluar sharjet e ofendimet drejt tyre dhe me paralajmërimet se “kena m’i vra ata spiuna që iu kanë pru këtu”.
Më pas ai i ishte drejtuar zyrtares 30-vjeçare me kërcënime se nëse ia ndërrojnë statusin, ai do të merr masa me fjalët “K*rvë, lahpericë, ta q* p*****, me ma ndrru statusin kom me t’shkelë me kerr, kom me t’ngrehë zhag”.
Përpos fjalëve e kërcënimeve të rënda, 46-vjeçari kishte eskaluar edhe më tej duke tentuar që t’i godas dy zyrtarët e QPS-së.
Kjo bëri që ata të denoncojnë rastin në Policinë e Kosovës, të cilët kanë intervenuar menjëherë me ç’rast kanë arrestuar personin e dyshuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Kanosje’.