Lëndohet një 40-vjeçar në vendin e tij të punës në Suharekë

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës. E një rast i tillë është raportuar mbrëmë në fshatin Gelancë të komunës së Suharekës, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prizren bëjnë të ditur se punëtori i lënduar është 40-vjeçar dhe i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi aksidentalisht ka pësuar lëndime në dorë.

Sinjali mëson se gjithçka ndodhi në kompaninë ‘Golden Eagle’, ku 40-vjeçari është lënduar teksa po punonte me aparat saldues.

Ai është udhëzuar që trajtimin e mëtejshëm mjekësor ta marrë në Spitalin Rajonal në Prizren, ku edhe u konstatua që gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Për ngjarjen është njoftuar edhe Policia e Kosovës, ku me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Lëndim aksidental’.

CATEGORIES
TAGS
Share This