KAPITENI I YLLIT, THOTË SE SONTE KANË VETËM NJË QËLLIM

 I bindur në fitore për sonte dhe mbrojtje të titullit, është shprehur para sfidës së zjarrtë, kapiteni i Golden Eagle Yllit, Gëzim Morina.

Në një deklarim për AsistiOnline.com, Morina ka theksuar se ekipin e tyre i pret një duel i vështirë ndaj Trepçës, por sonte synojnë vetëm fitoren dhe asgjë tjetër.

Na pret një ndeshje e vështirë, Trepça ka ekip të mirë dhe janë të udhëhequr mirë. Ndeshjen e kaluar e lëshuam rastin që të shpallemi kampionë, sot udhëtojmë në Mitrovicë me të vetmin qëllim fitoren”, potencoi Morina.

Ylli dhe Trepça sonte ndeshen nga ora 20:30 në ”Minatori” në kuadër të ndeshjes së katërt finale e seria momentale është 1-2 në favorin e Yllit.

/AsistiOnline.com/

CATEGORIES
TAGS
Share This