Plas sherri në Lubizhdë: Vjehërria e gjejnë nusen me të dashurin në dhomë, burri i saj në Slloveni për punë

Një ngatërresë mes familjarëve është raportuar dje në fshatin Lubizhd të komunës së Prizrenit, ku një grua është sulmuar nga familjarët e bashkëshortit të saj.

Sipas burimeve, 24-vjeçarja, bashkëshorti i të cilës ndodhet në Slloveni për punë, e kishte ftuar të dashurin e saj në shtëpi dhe kjo kishte bërë që situata mes anëtarëve të familjes të eskalojë.

Sinjali mëson se kur vjehërria dhe kunati i 24-vjeçares kanë kuptuar se një burrë ndodhet në dhomën e nuses së tyre, ata kanë sulmuar nusen, për çka kjo e fundit kërkoi ndihmën e Policisë së Kosovës.

Njësitë policore kanë dalë marrë të gjitha veprimet e nevojshme, me ç’rast janë intervistuar personat e përfshirë në rast.

Burimet thonë se 24-vjeçarja ka kërkuar që bashkë me katër fëmijët e saj të dërgohet në strehimore.

Ndërkohë Policia ka shoqëruar në Stacion Policor vjehrrin e 24-vjeçares, pasi atij i është gjetur një pushkë gjuetie e cila më pas është sekuestruar.

CATEGORIES
Share This