DUELET DIREKTE MES YLLLIT DHE TREPÇËS, SIVJET

Prishtinë(AsistiOnline) – Golden Eagle Ylli dhe Trepça sot e zhvillojnë duelin e parë të serisë finale të ArtMotion Superligën e Kosovës për këtë edicion. 

Sa ju përket dueleve direkte mes këtyre dy ekipeve, Golden Eagle Ylli dhe Trepça sivjet janë takuar plotë 5 herë, ku 3 fitore i takojnë Trepçës e 2 të tjera Yllit. 

Në duelin e parë të stinorit të dyja ekipet u patën ndeshur në gjysmëfinale të Superkupës së organizuar në Prishtinë, ku Trepça e kishte mposhtur Yllin 81-69 dhe kishte kaluar në finale e më pas ishte mposhtur nga Prizreni 16. Në këtë sfidë për mitrovicasit kishin spikatur, Samir Zekiqi me 25 pikë e gjashtë kërcime, Taurus Cockfield me 12 pikë e 10 asistime, Andrew Gordon me 11 pikë e 10 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 12 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli s’kishin mjaftuar, Brandon Randolph me 14 pikë e tetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë. 

Në duelet e Superligës për të cilat i kemi përgatitur disa statistika më ekskluzive, gjithçka është e barabartë mes këtyre dy skuadrave, pra 2 fitore për mitrovicasit e 2 për therandasit. 

Në duelin e parë i zhvilluar me 15 shtator 2021 në Minatori, kishte triumfuar Trepça me shifrat e ngushta 72-69. Duel në të cilin për Trepçën më i miri kishte qenë Drilon Hajrizi me 19 pikë, 8 kërcime e 4 asiste, ndihmuar edhe nga Samir Zekiqi me 15 pikë. Ndërsa te Ylli u patën dalluar, Erjon Kastrati me 14 pikë e Brandon Randolph me 13 sosh. 

Në duelin e dytë – xhiro 8 i zhvilluar me 27 tetor 2021, Ylli e kishte mposhtur Trepçës për herë të parë në stinorin 2021//22 me shifrat 91-68, me dirigjentin Mikaile Tmusiq që kishte realizuar 21 pikë, 7 asiste e 5 kërcime dhe Cameron Williams që kishte pasur double-double me 20 pikë e 10 kërcime. Derisa te Trepça ishin dalluar, Drilon Hajrizi me 19 pikë dhe Amin Hot me 17 sosh. 

Në duelin e tretë apo xhiro 15, Ylli kishte triumfuar thellë në udhëtim te Trepça 62-84 me 12 janar 2022, falë 25 pikëve të Mikaile Tmusiqit e 21 të tjerave nga Erjon Kastrati. Te Trepça atë kohë kishin spikatur Ty Cockfield me 15 pikë e Andrew Gordon me 13 sosh. 

Dhe në duelin e fundit mes këtyre dy skuadrave nga xhiro 22 e elitës, Trepça e mposhti Yllin me rezultat të ngushtë 63-67 me 12 mars 2022. Falë 19 pikëve të Rodney Purvisit e 12 të tjerave nga Andrew Gordon. Te Ylli, Erjon Kastrati kishte pasur 19 pikë e Gëzim Morina 11 sosh.

/AsistiOnline.com/

CATEGORIES
Share This