Gelancë, punëtori rrëzohet nga shtëpia ku po punonte, thyen dy këmbët


Gelancë, punëtori rrëzohet nga shtëpia ku po punonte, thyen dy këmbët
Një punëtor është rrëzuar nga një shtëpi në të cilën ishte duke punuar në fshatin Gelancë të Suharekës, dje, rreth orëve të mbrëmjes.
Nje person në fshatin Gelancë të Suharekës, aksidentalisht është rrëzuar nga shtëpia ku ka qenë duke punuar dhe ka pësuar lëndime trupore.

Rastin e ka konfirmuar komandanti i stacionit policor në Suharekë, kapiten Afrim Sylaj.

Sylaj ka bërë të ditur se i njëjti ka pranuar ndihmën mjekësore në QKMF-Suharekë dhe pas marrjes së ndihmës së parë në QKMF, i njëjti me udhëzim të mjekut kujdestar është dërguar për në Spitalin Rajonal të Prizrenit për tretman të më tejshëm.
Njësitë policore iu kanë përgjigjur rastit po ashtu është informuar prokurori kujdestar edhe inspektori i punës.

CATEGORIES
TAGS
Share This