Puntorit që iu rrezikua jeta në vendin e punës, dekorohet me mirënjohjen nga kryetari Muharremaj


Gentian Qamaj, puntori nga Greikoci që u lëndua ditë më parë, pritet me mirënjohje nga Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj
Kjo është bërë e ditur nga vet kryetari në faqen e tij zyrtare në facebook.

Postimi i plotë:
Ka qenë shumë trishtuese me pa gjendjen e Gentit atë ditë.
Gentian Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi.
Unë e respektoj gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe të njejtën e kërkoj edhe nga ju, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne.
Me mirënjohje e kam nderuar punën dhe angazhimin e tij secilën ditë.
Me respekt
Bali Muharremaj

CATEGORIES
TAGS
Share This