Sot i jepet lamtumira e fundit 27 vjeçarit Fatos Zekolli nga Bllaca
Dje për shkak të kontaktit që pati me rrymën elektrike, Fatos Zekolli nga Bllaca e Suharekës, ka mbetur i vdekur në lagjen “Dardania 3” në Pejë.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 16:00.
I ndjeri ka qenë duke punuar me një vinç në kohën kur ka ndodhur rasti.
SI KISHTE NDODHUR NGJARJA:
Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se do të dalin me detaje pak më vonë.
“Rreth orës 10:16 Policia është njoftuar se në lagjen ‘Dardania’ në Pejë një punëtor i cili ishte duke kryer disa punime nga pakujdesia ka pasur kontakt me rrymën. I njëjti është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij”, tha ai.
CATEGORIES Lajme
TAGS Hot News