Ja pse Muharremaj i’a dhuroi çizmet e verdha kryetarit të Tiranës
Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj ka qëndruar dje për vizitë në Tiranë me ftesë të kryebashkiaut, Erion Veliaj.
Muharremaj është pritur me nderimet më të larta nga i pari i Tiranës, derisa kanë diskutuar gjerë e gjatë për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet dy qyteteve respektive.
Në fund të takimit të dy kryetarët kanë shkëmbyer dhurata ndërmjet vete, kurse Muharremaj është kujdesur që në mesin e dhuratave për Veliajn të jetë edhe “brendi i tij”, çizmet e verdha.
Por pse çizmet e verdha? Kryetari i Suahrekës, Bali Muharremaj, është një prej kryetarëve të komunave të vendit që del jo pak në teren.
Ai disa herë ka treguar se i mbanë në veturë çdo here çizmet e verdha, siç ka thënë, që të jetë i gatshëm të dale në teren, në kohë vërshimesh apo çfarëdo fatkeqësie tjetër natyrore.
“I mbaj çizmet në veturë, se me pas vërshime dalë menjëherë”, ka thënë kohë më parë Muharremaj, duke shtuar se “qytetarët e kanë zgjedhur dhe duhet të dalë në teren, edhe në shi edhe në mal”. /Burimi: Demokracia.com