Ne disa fshatra të Suharekës sot do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike

KEDS njofton për punime, nesër 7 fshatra të Suharekës do të mbesin 4 orë pa rrymë!

KEDS ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme (e enjte) në disa fshatra të Suharekës do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të KEDS, nesër do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike prej orës 10:00 deri në ora 14:00.

Po ashtu KEDS ka bërë të ditur se ndërprerja e energjisë elektrike do të bëhet për arsye të sigurisë së sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.
Nga NS 110/10kV Theranda do të ndërprehet: Dalja 10kV Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 10:00 deri në ora 14:00.
Vendet: fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.

Arsyeja: Ndërprerje për siguri të sistemit, revizion në LP 10kV, ndërrimi/përforcimi i shtyllave të dëmtuara.

CATEGORIES
TAGS
Share This