Gezetari i njohur nga Suhareka, sulmohet nga qentë endacak

Gazetari i njohur nga Suhareka Kushtrim Reshitaj. I cila jeton dhe vepron në Prishtinë, përmes një postimi në facebook ka rrëgyer se si është sulmuar nga qetë endacakë në Prishtinë.

Postimi i plotë:
Sonte përderisa dola me marr bukën e porositur për syfyr, u sulmova nga njëri prej qenëve endacak që rrijnë vazhdimisht tek lagjia ku unë jetoj.

Në fakt ky që sot m’u vërsul dhe më shqeu pantollonat, më shumë i ngjan arushës se sa një qeni të zakonshëm, aq i madh dhe i frikshëm është.

Unë disi edhe ia dola pa ndonjë pasojë në trup, por parmendo se çka mund t’i bëj ndonjë fëmije nëse në këtë formë i vërsulet.

Në fakt e kanë pësuar goxha fëmijë e të rritur në kryeqytet, derisa zgjidhje s’ka ende kurrëfare.

Nëse një ditë një fëmijë ka me pësu me jetë si shkak i kësaj katrahure endacakësh që e ka pushtu Prishtinën, atëherë krejt ju neglizhuesit kompetent, një nga një duhet me përfundu në burg, mos harroni.

Për budallaki* e mosaftësi, 24 orë në ditë qytetarët e kanë jetën në rrezik nga qentë e rrugëve.

Kjo s’është normale bre, mos me guxu njeriu me ec lirshëm lagjeve.

*krejt ju dashamirë të tyre, organizata e aktivista, merrni nëpër dhomat e juaja nëse aq shumë po ju dhimbsen, bile shpesh më shumë se jeta e njeriut.

Unë prej nesër me stupc kam m’u shoqëru ka do që eci, e le t’ndodh prap si sonte, e di pastaj qysh reagoj.

CATEGORIES
TAGS
Share This