LAJME TË MIRA: Edhe LDK përkrahë tërheqjen e mjeteve nga Trusti

LAJME TË MIRA: Edhe LDK përkrahë tërheqjen e mjeteve nga Trusti


Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka deklaruar se e mbështesin një tërheqje të caktuar të Trustit si ndihmesë për qytetarët.

Në “Këndin e Debatit” në Tëvë 1, Mustafa thotë se kjo ndihmesë është e pranueshme për qytetarët, por që duhet përcaktuar një përqindje në mënyrë që Trusti të mos ketë ndonjë krizë financiare.

“LDK sa ka qenë në pushtet ka qenë e para që ka realizuaar një gjë të tilël sepse i takon kur je në pushtet duhet marrë vendime ka vendosur të jetë 10 për qind dhe të garantojë qytetarët se do të rimbnursohen, do të rimbushet. Ka patur opsione shumë më të mira, në mungesë të këtyre atëherë Trusti mbetet i fundit andaj e përkrahim edhe ne si LDK që t’iu lejohet qytetarëveë një shumë të caktuar, e kam të pamundur të caktojë një përqindje për ju sonte kjo përgjegjësi i takon Qeverisë se është i vetmi organ që ka informacione të plota”, tha ai.

Sipas tij, nëse merret vendimi për tërheqjen e këtyre fondeve, Qeveria duhet të sigurojë qytetarët se ato do të rimbursohen.

“Prandaj po them, ne përkrahim që qytetarëve t’iu lejohet tërheqja por përqindjen ta përcaktojë Qeveria duke u bazuar në gjendjen financiare ose qëndrueshmërinë financiare të Trustit. Qeveria duhet fillimisht të diskutojë me Trustin se çfarë përqindje mund të përballojë Trusti, e dyta që Qeveria të garantojë si institucion por edhe qytetarëve të Kosovës si kursimtar që ato fonde do të rimbushen do të rikthehen në Trust dhe e treta që kjo rimbushje të ndodh në një afat kohor sa më të shkurt”, u shpreh ai.

CATEGORIES
TAGS
Share This