ORARET | Tetë “finalet” e Ballkanit
Sa më shumë që po afrohet fundi i edicionit 2021/22 në Superligën e Kosovës në futboll, aq më pak po mbesin edhe kandidatët për titullin e kampionit.
E në garë për trofeun e më të mirit në më afër kanë mbetur Ballkani, Drita dhe Gjilani të cilat po luftojnë me “mish e shpirt” për t’u “kurorëzuar” me titullin kampion, raporton Demokracia.com.
Ballkani i Suharekës ka një përparësi të madhe nga dy skuadrat gjilanase. Kjo për faktin se kanë 60 pikë në tabelë, tetë më shumë se Drita dhe Gjilani që ndajnë pozitën e dytë.
Rrugës drejt trofeut të çmuar tri skuadrave ju kanë mbetur edhe tetë ndeshje, apo tetë “finalet” e fundit të kampionatit.
Ballkani, Drita dhe Gjilani do të llogarisin në përballjet direkte ndërmjet vete në mesin e tetë përballjeve të fundit.
Në këtë garë bazuar në
Demokracia.com ju sjellë oraret e ndeshjeve deri në fund të edicionit për skuadrën e Ballkanit
ORARI I BALLKANIT
Ballkani – Prishtina
Ulpiana – Ballkani
Ballkani – Drita
Llapi – Ballkani
Ballkani – Malisheva
Feronikeli – Ballkani
Drenica – Ballkani
Ballkani – Gjilani