Suharekë: Monedha false dhe posedim të lëndëve narkotike

Pak çaste më parë Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24 orësh në të cilin janë paraqitur ngjarje nga rajone të ndryshme të vendit.

MONEDHË E FALSIFIKUAR

Suharekë, 21.03.2022-15:45.Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga bankomati i bankës është detektuar një kartëmonedhë prej 100 euro që dyshohet të jetë e falsifikuar. Monedha e dyshuar është konfiskuar. Rasti nen hetime.

Raport shtesë :

POSEDIM I NARKOTIKËVE

Shirokë , Suharekë, 16.02.2022-14:10. Lidhur me rastin (zbulimi i laboratorit të drogës) pas hetimeve të zhvilluara  është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

CATEGORIES
TAGS
Share This