DY SFIDA NË SUPERLIGË: BALLKANI NIKOQIR I DRENICËS, PRISHTINA SI MYSAFIR I DRITËS

Sot zhvillohen dy sfidat e fundit të xhiros së 26-të në Superligë.

Ballkani kërkon të vazhdojë me ecuri pozitive në elitë. Therandasit janë nikoqir të Drenicës, në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Ekipi i Ilir Dajës në këtë ndeshje mëtojnë pikët maksimale, pas fitores 6:0 kundër Feronikelit. Kurse, kuqezinjët duan të kthehen të fitorja, pasi në xhiron e kaluar u mposhtën në shtëpi nga Malisheva 3:2.

Kjo sfidë do të zhvillohet nga ora 13:00.

Ballafaqimi tjetër është derbi në Gjilan, ku do të përballen Drita dhe Prishtina.

Intelektualët nuk dijnë për fitore që katër ndeshje, dhe pikë kthese e shohin duelin me Prishtinën. Në anën tjetër bardhekaltërit synojnë të marrin fitoren e tretë rradhazi në Superligë.

Drita – Prishtina fillon në orën 13:30.

CATEGORIES
Share This