POLICIA E KONFIRMON ARRESTIMIN E AGIM ADEMIT

Të mërkurën rreth orës 14:00 është arrestuar Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.

Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e të dyshuarit, raporton teve1.info

“Me datën 16.03.2022 rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese. Lidhur me këtë rast janë intervistuar disa persona, njëri nga ta në cilësinë e personit të dyshuar.  Në koordnim me prokurorin e shtetit, rasti është iniciuar sulm dhe personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, ka thënë Ahmeti.

Agim Ademi e kishte sulmuar fizikisht Artan Govorin, me pretekstin se kishte ndejur me dikë që nuk i pëlqen kreut të FFK-së./teve1.info

CATEGORIES
Share This