A do të nisen sërish për të luftuar në Ukrainë dy suharekasit?
Dy suharekasit që nuk u lejuan të hyjnë në Ukrainë, tregojnë arsyen pse vendosën të shkojnë në zonën e luftës.
U bë një nga pikat kufitare më të ngarkuara. Nëpër kufirin Ukrainë-Poloni kaluan mijëra refugjatë për t’i shpëtuar agresionit rus.
Por, në të njëjtën kohë qindar vullnetarë hynë në Ukrainë, në ndihmë të vendasve.
Mes tyre edhe dy kosovarë, rruga e të cilëve mbeti në gjysmë.
Por cila ishte arsyeja vërtetë e nisjes së tyre për në Ukrainë, dhe a janë kontaktuar nga Policia e Kosovës?
Këta thonë se përsëri janë në gjendje t’i ndihmojnë qytetarët ukrainas me mundësitë që kanë.
Për nisjen e tyre këta thonë se nuk u kanë treguar as familjarëve, e që këta të fundit janë ata që janë shqetësuar më së shumti, raporton T7.
Republika e Kosovës ka shprehur gatishmëri ti pranojë 5 mijë refugjatë nga Ukraina, mirëpo ligjet e saj nuk u lejojnë qytetarëve të marrin pjesë në luftërat e huaja.