Lumi, Sokolit: Po sillesh si kryetar i opozitës, këndej thua se e mendon zhvillimi e futbollit e në fakt vazhdimisht po fol njëanshëm
Zgjedhjet për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës po vazhdojnë të sjellin debate të ashpra nëpër mediat vendore.
Akuzat janë të gjithanshme, derisa një debat i nxehtë i nisur ditë më parë në emisionin “Dueli Sportiv” ka vazhduar edhe mbrëmë në “Debat Plus” në RTV Dukagjinit, shkruan Demokracia.com.
Gazetari i njohur Alban Lumi, ka pasur një debat të ashpër me Sokolin të cilin më herët e kishte quajtur edhe si “kryetar të opozitës”, kjo pasi Sokoli pretendonte se po bëhen shkelje në FFK me rastin e caktimit të Kuvendit.
Ajo situate e nxehtë nuk ishte ftohur dhe ka vazhduar edhe mbrëmë.
“Dëgjo këtu po flitet për zgjedhjen e kryetarit të Federatës e jo të “pllumagjive”, andaj dëgjo dhe debato” i ishte drejtuar Sokoli, Lumit ku nuk ka munguar kundërpërgjigjka e këtij të fundit.
“Profesor, këndej po thua se duhet të mendojmë për zhvillimin e futbollit, ndërsa në realitet po fol vazhdimisht njëanshëm dhe po atakon. Si mos me të ndërpre kur vazhdimisht po atakon institucionin dhe po fol njëanshëm. Kjo nuk është korrekte”, i ka thënë Lumi, Sokolit.
Ai gjatë emisionit kishte drejtuar edhe një reagim ndaj kandidatit për kryetar të FFK-së, Arianit Ahmetin të cilit i kishte thënë se sa ishte pjesë e FFK-së nuk kishe asnjë pakënaqësi.
“Për katër vjet se keni bërë asnjë vërejtje për zhvillimin e futbollit por jeni kap veç për Agimin. Futbolli ka ecur përpara më VAR dhe me ndërtimin e fushave sintetike etj”, ka shtuar Alban Lumi.