Ylli i Malishevës pëson lëndim të rëndë, nga ndeshja me Ballkanin, transferohet në QKUK!

Njëri nga lojtarët kryesor të Malishevës, Labinot Ibrahimi ka pësuar lëndim të rëndë në ndeshjen ndaj Ballkanit. 

Futbollisti nga Lipjani është transferuar me autoambulancë në QKUK ku po i nënshtrohet ekzaminimeve të reja.

“Mbrojtësi ynë Labinot Ibrahimi kah fundi i ndeshjes pati një lëndim të rëndë dhe është larguar jashtë fushës me autoambulancë, më pas u dërgua në qendrën spitalore në Prishtinë për ekzaminim të mëtejmë.
Shërim sa më të shpejtë Labi, presim të na kthehesh edhe më i fortë” thuhet në njoftimin e Malishevës./Indeksonline/

CATEGORIES
TAGS
Share This