Lulet e para për Nënën e dëshmorit

Lulet e para për Nënën e dëshmorit

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, urimet për Festën e gruas – 8 Marsin i ka filluar me vizitën që i ka bërë një nëne të dëshmorit. Ai një buqetë me lule ia dhuroi asaj dhe më pastaj ka vazhduar edhe me urimet tjera duke uruar nënkryetarën e Komunës znj. Mihrije Suka dhe grave tjera në Komunë:


“Këtë 8 Mars e zgjodha buqeten e parë me lule, për Nanën e dëshmorit Bahri Gollopeni.
Me këtë rast dua fillimisht t’ua uroj festën, të gjitha nënave të dëshmorëve të cilat rritën djem e vajza për atdheun.

Ato janë vet historia, dhe krenaria jonë”

CATEGORIES
TAGS
Share This